Bota

Blinken: Planet e Putinit kanë dështuar

Duke folur në një mbledhje të Forumit Ekonomik Botëror në Arabi Saudite, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se koalicioni ndërkombëtar për Ukrainën nënkupton se Vladimir Putini ka dështuar në qëllimin e tij.

Ai ka deklaruar të hënën se për Ukrainën vendet perëndimore ishin në gjendje të bashkoheshin në masë të gjerë për të dal kundrejt një agresioni.

Lexo më shumë  Udhëheqësit ushtarakë të Izraelit sinjalizojnë se “puna” e tyre në Gaza dhe Liban ka përfunduar – a do t’i dëgjojë Netanyahu?

“Nëse ne e lëmë atë sfidë të kalojë pa u ndëshkuar, atëherë ka mundësi që agresorët e mundshëm kudo do ta kenë parasysh dhe ne do të kemi një botë me më shumë konflikte. Dhe pasi i kemi bashkuar në mënyrë efektive shumë vende, ne i ndihmuam ukrainasit tepër të guximshëm të zmbrapsnin agresionin dhe tani është një përpjekje e vazhdueshme e një luftë e vazhdueshme. Por, planet e Vladimir Putinit (presidentit rus) ishin për ta fshirë Ukrainën nga harta që ta fuste në Rusisë, por kjo nuk ekziston më. Ka dështuar”, ka thënë zyrtari amerikan.

Lexo më shumë  Koreja e Veriut kryen provë të raketës balistike ndërkontinentale

Sipas Blinkenit, vendet aleate të Ukrainës kanë një plan “për t’ia mundësuar asaj të jetë e suksesshme”.

“Një vend i fortë, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në demokraci”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player