KryesoreLajme

Kryeministri Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryeministri Albin Kurti në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Gjermani, u ka kërkuar deputetëve gjermanë mbështetje për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës (KiE).

Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit thuhet se ai ka bashkëbiseduar me dhjetëra deputetë të Partisë Socialdemokrate (SPD), të Bashkimit Demokristian (CDU), të Partisë së Gjelbër (Grune) dhe të Partisë së Lirë Demokratike (FDP).

“Tema kryesore e bashkëbisedimeve ishte aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rruga drejt anëtarësimit të plotë në këtë organizatë. Krahas mirënjohës për mbështetjen e deritanishme ndaj vendit tonë, kryeministri Kurti u bëri thirrje deputetëve gjermanë dhe qeverisë gjermane që të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën edhe në hapin e fundit, mbi bazën e opinionit të raportueses Dora Bakoyannis, votës historike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill dhe regjistrit të kornizës ligjore, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Ekonomia, peng i ndërtimit, mori 73.5% të investimeve të brendshme

Sipas njoftimit Kurti ndaras ka takuar Rolf Mutzenich, deputetin dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të SPD-së.

Ndërsa në një drekë pune thuhet se ka takuar deputetët Michael Roth (SPD), Andreas Schwarz (SPD), Knut Abraham, (CDU), Michael Brand (CDU), Jürgen Hardt (CDU), Volkmar Klein (CDU), Volker Ulrich (CDU), Philip Krämer (Grüne), Max Lucks (Grune), Boris Mijatovic (Grune), Ulrich Lechte (FDP) dhe Thomas Hacker (FDP).

Lexo më shumë  Finalizohet draftligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kurti në këto takime thuhet se ka qenë i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti. 

YouTube player