Bota

Zvicra “del” nga neutraliteti, paketë ndihme prej 4.4 miliardë paundsh për Ukrainën

Një komitet parlamentar zviceran ka mbështetur një paketë ndihme prej 4.4 miliardë paund për Ukrainën.

Ndihma është pjesë e një pakete më të gjerë masash të ndërmarra për të përmirësuar sigurinë e brendshme të Zvicrës.

Mediat vendase raportojnë se 8.8 miliardë paund të tjera janë miratuar gjithashtu për ushtrinë zvicerane.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Parlamenti tha se financimi ishte një plan për sigurinë e Zvicrës ashtu edhe për “paqen në Evropë”.

Paratë për Ukrainën do të përdoren për të ndihmuar sektorin e rindërtimit.

Zvicra ka qenë nën presionin e aleatëve perëndimorë për të bërë më shumë për të ndihmuar Kievin.

Nacionalistët e krahut të djathtë në parlament, megjithatë, kanë bërë presion që vendi të mbajë një qëndrim rreptësisht neutral, ushtarakisht.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Kujtojmë gjithashtu se Zvicra do të presë një konferencë ndërkombëtare në javët e ardhshme, e cila do të shqyrtojë se si mund të arrihet paqja në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player