Bota

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bashkëpilotuar një aeroplan Eurofighter në Gjermaninë veriore, mes tensioneve të rritura me Rusinë.

Në një prononcim për media pas fluturimit, Stoltenberg tha se ishte i impresionuar nga aftësitë e Forcave Ajrore Gjermane dhe Bazës Ajrore Laage në Rostock të Gjermanisë së Veriut.

“Baza Ajrore Laage është e rëndësishme për Gjermaninë, është mbresëlënëse jo vetëm sepse trajnon kaq shumë pilotë gjermanë, por është e rëndësishme edhe për NATO-n sepse këtu trajnohen pilotët më të mirë në botë”, tha Stoltenberg.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Gjithashtu, shefi i NATO-s theksoi se gjatë fluturimit të tij ka vëzhguar stërvitjet e ndryshme të aeroplanëve luftarak dhe vlerëson mbështetjen e tyre për aktivitetet e policisë ajrore të NATO-s, shkruan AA.

Pas aktivitetit, Stoltenberg falënderoi shefin e Forcave Ajrore Gjermane, gjeneralin Ingo Gerhartz dhe personelin e tij ushtarak, për shërbimin e tyre dhe kontributin në misioniet e aleancës.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Unë do të doja t’ju falënderoja për atë që bëni për Ukrainën, sepse Gjermania është një nga vendet evropiane që ofron mbështetjen më të madhe për Ukrainën dhe tani po ofron edhe sistemin Patriot”, tha shefi i NATO-s.

“Dhe me sa e di, ju aktualisht edhe po trajnoni personelin për përdorimin e sistemit Patriot, gjë që tregon se forcat gjermane po kontribuojnë në mënyra të ndryshme në NATO”, shtoi ai.

YouTube player