Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Ukrainasit po vazhdojnë t’i shkaktojnë humbje të mëdha ushtrisë ruse, si në makineri luftarake ashtu dhe në personel ushtarak.
Ata së fundmi kanë arritur të shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes ajrore, i njohur ndryshe Buk-M1.
Derisa po bëhej gati të lansonte raketa në drejtim të pozicioneve të ukrainasve, ky sistem i mbrojtjes ajrore ruse u godit direkt.
Ishte regjimenti i 3-të i ushtrisë ukrainase që e kishte detektuar duke alarmuar artilerinë që menjëherë reaguan.
Shkatërrimi ka ndodhur në sekondat e fundit, për faktin se Buk-M1 po bëhej gati të lansonte raketat mbi ukrainasit.
Rruga Press