Ministria e Shëndetësisë: Konfiskohen produkte ilegale farmaceutike në Mirtovicë të Veriut
Ministria e Shëndetësisë, Inspektorati Farmaceutik në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar aksion inspektues në subjektet operuese farmaceutike në Mitrovicë të Veriut.
Sipas njoftimit të Ministrisë, gjatë kontrollit kanë hasur në subjekte të cilat kanë ushtruar operimin farmaceutike pa licencë, ndërsa në një pikë karburanti janë konfiskuar produkte ilegale me banderolë të Serbisë.
Disa barnatoreve i’u është ndërpre veprimtarinë e tyre farmaceutike, dhe të njëjtit janë udhëzuar se si të arrijnë të licencojnë veprimtaritë e tyre sipas legjislacionit në fuqi në vend.
Postimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë përmes mekanizimit të saj Inspektoratit Farmaceutik në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të martën (16.04.2024) ka realizuar një aksion inspektues në subjektet të cilat operonin me produkte dhe pajisje medicinale në Mitrovicë të Veriut.
Këto subjekte ushtronin veprimtarinë e barnatorës edhe pse ishin të pa licencuara sipas dispozitave ligjore në fuqi të Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe një pikë karburanti.
Në pikën e karburantit “WOL Group” në Leshak, janë konfiskuar produkte ilegale me banderolë të Serbisë.
Gjithashtu, është realizuar inspektim edhe në disa barnatore si: Barnatorja “Moja Apoteka” në Leshak, Barnatorja “Moja Apoteka” në Leposaviq dhe Barnatorja “Tilia “.
Ato barnatore, iu është ndërpre veprimtarinë e tyre farmaceutike, dhe të njejtit janë udhëzuar se si të arrijnë të licencojnë veprimtaritë e tyre sipas legjislacionit në fuqi në vend.
Kurse në pikën e karburanteve i’u është ndaluar veprimtaria farmaceutike.
Rrjedhimisht, ligjshmëria do të zbatohet, e aktivitetet të cilat dëmtojnë shëndetin e qytetarëve tanë do të sanksionohen, në të gjithë territorin e vendit, pa dallim.
Rruga Press