Lirimi i zv.drejtorit të Policisë, Gërvalla: Ishte një akt hakmarrës i Serbisë pas mbështetjes për anëtarësim të Kosovës në KE
Pas lirimit të Jankoviq, ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Gërvalla ka thënë se ky veprim erdhi nga Serbia pas mbështetjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në KE.
“Ky arrestim ishte vetëm një prej akteve të dëshpëruara hakmarrëse të Serbisë pas votës masive të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë nga më të rëndësishmet ndërkombëtare”, ka shkruar Gërvalla.
Ministrja dhe njëherit dhe zëvendëskryeministrja është shprehur se Jankoviq ishte ndaluar për “dy ditë me radhë arbitrarisht” dhe është marrë në pyetje nga organet e Serbisë.
Rruga Press