Bota

NATO – Ukrainë takohen për sistemet ajrore, Zelensky: ja për çfarë kemi nevojë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të kërkojë për mbështetje shtesë ushtarake për fushatën mbrojtëse të shtetit të tij kundër Rusisë.

Këtë kërkesë ai është planifikuar që ta bëjë gjatë një takimi urgjent me ministrat e Mbrojtjes të shteteve të NATO-s me të cilët do të takohet më 19 prill.

Takimi i Këshillit NATO-Ukrainë, që do të organizohet përmes video-lidhjes, pritet të fokusohet veçanërisht në pyetjen nëse aleatët mund të furnizojnë Ukrainën me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore në një periudhë afatshkurtër.

Sipas Zelenskyt, Forcat e Armatosura të Ukrainës po ashtu kanë nevojë për armë shtesë, predha të artilerisë, makina ushtarake dhe dronë.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Ukraina aktualisht po shqetësohet nëse mund të mbajë vijën e frontit dhe të mbrojë infrastrukturën ekzistuese të energjisë, tha Zelensky.Rusia, që nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit 2022, javët e fundit ka rritur presionin ushtarak ndaj shtetit fqinj dhe përmes sulmeve ajrore ia ka shkatërruar pothuajse të gjitha termocentralet.

Sipas informacioneve që Zelensky prezantoi në fillim të prillit, shtetit të tij do t’i duhen 25 sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot – të prodhimit amerikan – secili me nga gjashtë deri në tetë raketahedhës apo pajisje të ngjashme, në mënyrë që të mbrohet plotësisht hapësira ajrore ukrainase. Alternativë për këtë lloj sistemi ajror janë sistemet e tjera sikurse Iris-T, SAMP/T dhe NASAMS.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Qeveria gjermane veçse ka njoftuar gjatë fundjavës së shkuar se do t’i japë Ukrainës edhe një sistem Patriot. Por, edhe nga shtete të tjera pritet të bëhen zotime të tilla, përfshirë edhe Spanjën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, së fundi tha se në situatën aktuale, ai beson se është më e rëndësishme që të ndihmohet Ukraina sesa të përmbushen synimet e aleancës sa i përket sigurimit të armëve dhe municioneve./REL

Rruga Press

YouTube player