Lajme

Ambasadori gjerman në Kosovë thirrje Serbisë: Ç’tensionoje situatën, menjëherë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka kërkuar Serbisë ç’tensionim të menjëhershëm të situatës pas ndalesës së qytetarëve dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Rohde tha se ndalimi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit të Kosovës, përfshirë ata nga nacionaliteti serb, nga autoritetet serbe është  i papranueshëm.

“Sigurisht jo ajo që mund të pritet nga një vend kandidat për BE.

Lexo më shumë  Deri me tani 313 serbë kanë konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS

Kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe presim që edhe politikanët serbë të Kosovës të reagojnë për bashkëqytetarët e tyre”, tha Rohde.

Dje, Serbia ka ndaluar për orë të tëra qindra qytetarë të Kosovës nëpër kufijtë e saj me Kroacinë e Hungarinë, ndërsa janë arrestuar edhe 10 zyrtarë policorë, përfshirë zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Serbia i ka liruar zyrtarët policorë, por jo zëvendësdrejtorin e policisë, Jankoviç.

Lexo më shumë  Terroristë të sulmit në Banjskë, të lirë në Beograd

Rruga Press

YouTube player