Lajme

MPJ-ja ende pa informacion nëse zëvendësdrejtori i Policisë Jankoviq, me shtetësi serbe, është liruar nga Serbia

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se ende nuk kanë informacione të konfirmuara se është liruar zëvendësdrejtori i Policisë, Dejan Jankoviq, për të cilin është raportuar se është ndaluar nga autoritetet serbe të mërkurën. 

Në konferencën për media të mbajtur nga Gërvalla dhe zëvendësi i saj, Kreshnik Ahmeti, kryediplomatja e ka pranuar se Jankoviqi është ndaluar nga Serbia.

“Ende nuk kemi informacionin e konfirmuar që zëvendësdrejtori i Policisë është liruar, andaj ju lus edhe pak durim për t’ua dhënë informacionin e saktë atëherë kur ta kemi të konfirmuar”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Gërvalla tutje ka folur edhe për ndalimin e autobusëve me udhëtarë nga Kosova në pikat kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë, duke thënë se është shkelur Marrëveshja e Brukselit e vitit 2023. 

“Jo vetëm që është shkelur marrëveshja e vitit 2023 në vazhdimësi, por është shkelur edhe marrëveshja për mobilitetin që për një periudhë të caktuar kohore i ka garantuar qytetarët tanë që mund të kalojnë me pak rreziqe në Serbi”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Zëvendësdrejtori i Policisë, i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq, është ndaluar nga autoritetet serbe të mërkurën, njoftoi Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Zulfaj ka thënë se autoritetet serbe kanë nisur me arrestime masive pas votimit pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësim në këtë organizatë. 

Rruga Press

YouTube player