Osmani: Vuçiq përgjegjës për bllokimin e shtetsave të Kosovës në kufi, aleatët të veprojnë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me bllokimin e qytetarëve të Kosovës përgjatë kufirit të Serbisë me Hungarinë dhe Kroacinë, ka thënë se një person është përgjegjës për këtë dhe ai është presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Në një postim në platformën X, Osmani ka theksuar se Serbia është duke u hakmarrë ndaj qytetarëve kosovarë pas suksesit të arritur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Presidentja Osmani gjithashtu u ka bërë thirre partnerëve të shtetit për veprim të shpejt për lirimin e të gjithë qytetarëve që po mbahen të bllokuar në pikat kufitare.
“Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës, një ditë pas votimit të KiE në PACE, duke i mbajtur peng në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiq. Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë”, ka shkruar Osmani në platformën X.
Rruga Press