Dodiku kërcënon pas votave boshnjake pro Kosovës në KiE: E morëm porosinë, Srpska do të reagojë e bashkuar
Presidenti i Republikës Srpska të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, ka reaguar sot për votën pro të deputetëve boshnjakë.
Me një gjuhë kërcënuese, nacionalisti Dodik thotë se Srpska e ka marrë mesazhin dhe se do të reagojë “e bashkuar”.
“Duke votuar për pranimin e Kosovës të vetëshpallur në Këshillin e Evropës, përfaqësuesit e delegacionit të BeH nga radhët e “Trojkës” i thanë publikisht Republikës Srpska se nuk kanë arsye të kundërshtojnë të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga Srpska. Ne e kuptuam mirë atë mesazh. Jam i bindur se e gjithë Republika Srpska do të jetë e bashkuar në këtë çështje”.
Trojka, e njohur më parë si ‘Katërshja’, është një aleancë politike liberale në Bosnje dhe Hercegovinë, e formuar në mars 2021, transmeton Gazeta Express Aleanca përbëhet nga Partia Socialdemokrate, Partia Popullore dhe Drejtësi dhe Partia Jonë.
Rruga Press