Presidenti i Iranit paralajmëron përgjigje “masive” ndaj Izraelit
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ka paralajmëruar se “veprimi më i vogël” nga Izraeli do të shpjerë në përgjigje “masive dhe të ashpër” nga vendi i tij, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Raisi i ka bërë këto komente gjatë paradës vjetore të ushtrisë, të mërkurën.
Irani sulmoi në fundjavë Izraelin me qindra raketa dhe dronë, në përgjigje të sulmit të mëparshëm të Izraelit ndaj Konsullatës së Iranit në kryeqytetin sirian, Damask.
Izraeli, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Jordanisë fqinje dhe vendeve të tjera, arriti të rrëzonte pothuajse të gjitha raketat dhe dronët.
Rruga Press