Lajme

Murati: Në veri të Kosovës janë punësuar 66 punëkërkues

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se pas lansimit të masës së punësimit në katër komunat në veri të Kosovës, janë punësuar dhjetëra persona.

Sipas Muratit, janë punësuar dhjetëra persona pas masës së punësimit në veri.

“Në muajin e parë janë punësuar 66 punëkërkues si rezultat i ndërmjetësimit nga Agjencia e Punës nëpërmjet kësaj mase”, ka shkruar Murati në Facebook.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

“Punësimi është bërë nëpër biznese që tashmë janë regjistruar në zyrat lokale të ARBK, dhe operojnë sipas ligjeve në fuqi”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player