Irani kërcënon vendet që do hapin hapësirën ajrore për një sulm të Izraelit kundër Iranit
Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Mohammad Reza Ashtiani lëshoi një paralajmërim të ashpër për çdo vend që lejon Izraelin të përdorë hapësirën ajrore ose territorin e tij për të sulmuar Iranin, duke thënë se ata do të përballen me një “përgjigje vendimtare” nga Irani.
“Çdo vend që hap hapësirën e tij ajrore ose tokën ndaj Izraelit për të sulmuar Iranin, do të marrë përgjigjen tonë vendimtare”, raportoi media shtetërore iraniane IRNA, duke cituar Ashtianin.
Lexo më shumë Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment
Libani njoftoi mbylljen e përkohshme të hapësirës së tij ajrore, tha televizioni libanez Al Jadeed të shtunën vonë, pas kërcënimeve për një sulm iranian ndaj Izraelit.
Rruga Press