Bota

Aeroplanët ushtarakë rusë bombardojnë sërish territorin e tyre – kësaj radhe ka ndodhur dy herë brenda një dite

Ushtria ruse ka bombarduar sërish aksidentalisht territorin e saj, dhe atë dy herë brenda një ditë – duke e bombarduar me raketa gjigante.

Pronari i një lokali tha se një bombë 1.5 tonëshe i kishte rënë në lokal përmes kulmit – por që nuk kishte shpërthyer.

Në anën tjetër, rusët janë filmuar duke tentuar të çaktivizonin një raketë tjetër që kishte rënë në tokë.

Lexo më shumë  Mbi 80.000 ushtarë izraelitë po trajtohen për çrregullime psikologjike që nga fillimi i luftës

Aeroplanët bombardues rusë thuhet se kishin hedhur dy bombat mbi territorin e tyre, për të shmangur mbrojtjen kundërajrore ukrainase.

Raste të ngjashme janë raportuar me dhjetëra herë, që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës dy vite më parë.

YouTube player
YouTube player

Lexo më shumë  Tajlanda nis sulme ajrore në Kamboxhia, mijëra njerëz largohen nga kufiri