Bota

Rusia dhe Kina i quajnë të kota bisedimet ndërkombëtare për Ukrainën

Rusia dhe Kina i kanë quajtur të kota bisedimet ndërkombëtare për mbështetje ndaj Ukrainës e që injorojnë e përjashtojnë interesat e Rusisë.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov është takuar të hënën me homologun e tij kinez Wang Yi në Pekin, raporton AP.

Pas takimit dypalësh mes ministrave të jashtëm, Lavrov ka thënë se Rusia dhe Kina janë vendosura që të qëndrojnë të bashkuara kundër Perëndimit.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Lavrov ka thënë gjithashtu se Rusia dhe Kina do të punojnë për të zgjidhur problemin e sanksioneve perëndimore në kuadër të BRICS dhe Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Kina dhe Rusia, kanë pasur vazhdimisht mosmarrëveshje me demokracitë dhe NATO-n, dhe po kërkojnë të fitojnë ndikim në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.

Kina ka mbështetur pretendimin e Rusisë se presidenti rus Vladimir Putin filloi sulmin e tij në vitin 2022 për shkak të provokimeve perëndimore, pa paraqitur asnjë provë të fortë.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Rruga Press

YouTube player