Bota

Gjermania dërgon ushtarët e parë në Lituani

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius e ka përshkruar dislokimin e brigadës gjermane në Lituani si një hap kyç për të përmirësuar aftësinë e  forcave të NATO-s dhe si një ditë të rëndësishme për Bundeswehr-in.

“Kjo është hera e parë që ne kemi vendosur përgjithmonë një njësi të tillë jashtë Gjermanisë”, tha sot Pistorius në Berlin.

Rreth 20 ushatarë gjermanë do të hedhin bazat për dislokimin e qindra dhe përfundimisht mijëra ushtarëve në vendin e NATO-s, i cili kufizohet me Poloninë, si dhe me Bjellorusinë dhe enklavën ruse të Kaliningradit.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

“Ka ende shumë për të bërë nga pala lituaneze. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të pajisur brigadën”, tha Pistorius.

Lufta në Ukrainë ka nxitur planet e NATO-s për të forcuar krahun e saj lindor.

Brigada, e quajtur “Panzerbrigada 45”, duhet të jetë plotësisht funksionale deri në vitin 2027 dhe do të përbëhet nga një prani e përhershme prej rreth 4 800 ushtarësh dhe rreth 200 anëtarë civilë të forcave të armatosura gjermane.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Komanda paraprake është vendosur të rritet në një forcë prej rreth 150 burra dhe gra deri në tremujorin e katërt të 2024.

Rruga Press

YouTube player