Lajme

Rilindja kthen bujqësinë në Mesjetë: Fermerët punojnë tokën me kafshë për shkak të…

Ky është Ali Lika fermeri nga fshati Kamenicë i cili i është rikthyer mjeteve primitive për të punuar tokën me kalë dhe branë hekuri.

73 vjeçari thotë për News 24 se me çmimin e lartë të naftës, koston e lartë të mjeteve motorike por edhe me mungesën e fuqisë punëtore është i detyruar që t’i rikthehet kësaj kulture të vjetër me të cilën ishte mësuar dikur ta shihte tek gjyshi apo babai i tij.

Nuk e mendonte kurrë që do ti vinte përsëri koha kësaj pune të lodhshme si për të apo edhe për kafshën por që problemet e shumta që po hasin sot fermerët e ka detyruar jo vetëm atë por edhe një pjesë të mirë të fermerëve të kryejnë punime në tokat e tyre me krahë dhe kafshë.

Lexo më shumë  “The Telegraph”: Edhe investitorët e Zvërnecit pas marrëveshjes së turpshme Trump – Putin? 

Edhe pse një punë e vështirë dhe aspak e favorshme për një fermer dhe kafshën e tij të punës 73-vjeçari thotë se brana është shpëtim në një kohë që nuk i përgjigjet askush për të punuar tokën e tij.

Branën e hekurit Lika e ka ruajtur me fanatizëm ndër breza por me keqardhje thotë se është brez i fundit që do e përdorë pasi fëmijët e tij ndodhen jashtë shtetit.

73-vjecari gjithashtu përmend faktin se fermeri në Shqipëri nuk përfiton ndihmën e duhur nga shteti. Ai thotë se vetëm gjatë një viti ka përfituar naftë falas ndërsa vitet e tjera është munduar me mundësitë e tij të pakta ekonomike për të punuar dhe përfituar diçka nga bujqësia.

Lexo më shumë  Kosova nënshkruan marrëveshje mbi 40 milionë euro për shëndetësinë me Bankën Evropiane

Edhe largimet masive të të rinjve dhe fëmijëve të tij i lidh pikërisht me këtë fakt pasi këtu të rinjtë nuk gjejnë mbështetje.

Në fushën e Korçës gjatë kësaj periudhe sheh shumë fermerë që i janë rikthyer mjeteve primitive si diçka e nevojshme për të dalë nga kriza në një kohë kur mundësitë janë të pakta dhe mbështetja është thuajse inekzistente.

Rruga Press

YouTube player