Lajme

Austria dërgon 190 ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë

Ministrja e Mbrojtjes e Austrisë, Claudia Tanner, ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji në misionin e KFOR-it do të dërgohet kontingjenti i 50-të i ushtarëve austriak, në kuadër të të cilit do të shërbejnë 190 ushtarë.

Tanerova tha se vendi i saj është i përkushtuar për pjesëmarrje aktive në tejkalimin e krizave dhe sigurimin e paqes përmes operacioneve ndërkombëtare të paqes në mënyrë që të përballet me sfidat e reja të shekullit të 21-të.

Ajo theksoi se zgjidhja e problemeve aktuale të sigurisë kërkon bashkëpunim të ngushtë në nivel evropian dhe ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Kurti emëron Gërvallën koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna

“Përveç përgjegjësisë së saj parësore për mbrojtjen ushtarake kombëtare, pjesëmarrja në operacionet paqeruajtëse ndërkombëtare është një prioritet i lartë për forcat e armatosura austriake. Ushtarët austriakë kanë dëshmuar gjithmonë se janë partnerë të besueshëm në Kosovë dhe jam e kënaqur që ky kurs vazhdon me rotacionin e kontingjentin e 50-të”, tha ajo.

Austria merr pjesë në këtë mision që nga viti 1999. Komandanti i kontigjentit të ri do të jetë koloneli i Shtabit të Përgjithshëm Bernhard Gruber, i cili do të drejtojë rreth 190 ushtarë.

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it përsërit thirrjen: Serbia të luajë rolin e vet në përgjegjësinë për Banjskën

Që nga 2 korriku 1999, Forcat e Armatosura të Austrisë janë aktive në Kosovë, shkruan Gazeta Exress.Ministria austriake e Mbrojtjes thotë se Forcat e Armatosura të Austrisë kontribojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, mbështesin organizatat ndërkombëtare dhe ndihmojnë në rindërtimin e rajonit.

Rruga Press

YouTube player