Lajme

Kamberi takon Lajçakun në Bruksel, e njofton për sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në Bruksel.

Kamberi e ka njoftuar Lajçakun për “hezitimin dhe mosgatishmërinë e shtetit” për të integruar shqiptarët nëpër institucione shtetërore dhe për “gatishmërinë që sistemi shtetëror e ka treguar për pasivizimin e shqiptarëve”.

“Mosintegrimi i shqiptarëve në institucione i bënë institucionet jokredibile e diskriminuese, ndërsa aplikimi i pasivizimit tendencioz në vendet ku jetojnë shqiptarët mundëson ndryshimin e strukturës etnike në ato vendbanime. Medvegja është shembulli më i mirë. Njoftuam z. Lajçak për rëndësinë dhe impaktin që për të diplomuarit nga Lugina do të kishte njohja e diplomave të Kosovës dhe se njohja e tyre do të nënkuptonte mundësi për një perspektivë të re për Luginën”, ka shkruar Kamberi.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Ai është shprehur se mungesa e vullnetit politik për ta zhvilluar Luginën e Preshevës ekonomikisht, sipas tij, pasqyrohet më së miri me bojkotin total të shtetit në sjelljen e investitorëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Ai ka thënë se për këtë arsye komunat e banuara me shqiptarë janë ndër komunat më të pazhvilluara në vend.

“Infrastruktura e shkatërruar shkollore në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, përskaj moslejimit të teksteve shkollore dhe mugesës së tyre në gjuhën shqipe, vëshirëson edhe më shumë procesin edukativo – arsimor tek nxënësit shqiptar”, ka shkruar deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Sipas Kamberit, e ardhmja evropiane duhet të jetë e vetmja rrugë për Ballkanin Perëndimor, ndërsa të drejtat e njeriut dhe pakicave duhet të jenë parakusht i vazhdimit të rrugës së mëtejme drejt BE-së.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Rruga Press

YouTube player