Komuna e Gjilanit qeverisur nga LVV-ja, ka pasur rritje të buxhetit mbi 8 milionë euro
Mbi 8 milionë euro ka pasur rritje të buxhetit Komuna e Gjilanit në vitin 2023 nê krahasim me vitin paraprak.
Derisa si burimi kryesor i të hyrave ishin nga tatimi në pronë, lejet ndërtimore, gjeodezia e sektorë tjerë.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit, Herolinda Murati Leka, tha se buxheti në planifikimin fillestar për vitin 2023 ishte 32 milionë e 599 mijë e 280.87 euro.
Ndërsa përfundimtari ishte 37 milionë e 495 mijë e 73.20 euro.
Deri sa sipas saj buxheti i shpenzuar ishte 34 milionë e 111 mijê e 198.06 euro.
“Po të shohim trendin nga analiza krahasimore mes vitit 2022- 2023 do të vijmë në përfundim se kemi rritje të buxhetit për 8 milionë e 250 mijë e 265. 49 euro, apo 28. 2 për qind më shumë se në vitin 2022” , tha Herolinda Murati Leka.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, shtoi se më 2022 buxheti përfundimtar ishte 29 milionë e 244 mijë e 807.71 euro.
Ajo tregon se realizimi i të hyrave më 2023 ishte 7 milionë e 469 mijë e 825. 73 euro.
Herolinda Murati Leka, theksoi se burimi kryesor i të hyrave ishte nga tatimi në pronë e ku janë realizuar 3 milionë e 88 mijë e 495.14 derisa ishin të planifikuar 2 milionë e 938 mijè e 283 euro.
“Burime të rëndësishme të realizimit të të hyrave vetanake të Komunës për vitin 2023 ishin edhe nga lejet ndërtimore, gjeodezia e sektorë tjerë”, tha drejtoresha për Buxhet dhe Financa.
Rruga Press