Masakra e Rezallës, Osmani: Autorët serbë duhet të dalin para drejtësisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Rezallës.
Ajo tha se forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, më 5 prill të vitit 1999 rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra.
“Eshtrat e 44 të vrarëve janë gjetur disa vite më pas në Rudnicë të Rashkës. Regjimi kriminal serb kreu krime të tilla makabër kudo nëpër Kosovë, ndaj sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e nevojshme dhe e domosdoshme”, tha Osmani.
“Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to! Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, përfundoi presidentja.
Lufta e viteve 1998-’99 në Kosovë, si pasojë e së cilës u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.600 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur, la gjurmë të thella edhe në aspektin ekonomik.
Rruga Press