Bota

Macron hedh poshtë akuzat ruse për përfshirjen e Parisit në sulmin në Moskë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka hedhur poshtë të enjten akuzat e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, se Franca dhe Ukraina ishin të përfshira në sulmin vdekjeprurës të muajit të kaluar në sallën e koncerteve në Moskë. 

Macroni i ka cilësuar komentet e ministrit rus si qesharake.

“Është qesharake të thuash se Franca mund të jetë pas sulmit dhe se ukrainasit janë pas tij, kjo nuk ka kuptim dhe nuk përshtatet me realitetin. Por është një manipulim i informacionit i cili është pjesë e arsenalit, nëse mund të them kështu, të luftës që përdoret nga Rusia sot. Duhet të jeni të vetëdijshëm për këtë”, ka deklaruar presidenti Macron, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Persona të armatosur sulmuan sallën “Crocus City” jashtë Moskës të premten e 22 marsit dhe vranë 145 njerëz, në sulmin më vdekjeprurës në Rusi në gati dy dekada. Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin.

YouTube player