Bota

Tërheqja e SHBA nga Afganistani, zyrtarët e DASH: Plani ishte i shpejt dhe i pamenduar mirë

Tërheqja e ushtrisë amerikane nga Afganistani ishte e pa mendua mirë dhe u realizua vetëm brenda disa ditëve. Kështu theksojnë tre zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit të pyetur në një seancë dëgjimore nga Dhoma e Përfaqësuesve. Dëshmia e tre zyrtarëve me dyer të mbyllura hedh dritë për orët e fundit të pranisë amerikane në Afganistan dhe rolit të Shtëpisë së Bardhë.

John Bass, Jim De Hart dhe Jayne Howell, u hoqën të gjithë nga detyra dhe u larguan nga Afgnaistani vetëm disa orë pasi Kabuli ra në duart e Talibanëve. Zyrtarët amerikanë fajësojnë Departamentin e Shtetit për vonesën e planit për evakuim dhe për një mungesë totale koordinimi.

Lexo më shumë  OKB paralajmëron për “mizori” tjera në Mianmar

“Ne ishim tashmë në mes të ekzekutimit të një evakuimi që në mënyrë të konsiderueshme e tejkaloi, shtrirjen dhe shkallën e asaj që ishte menduar”, tha John Bass, ish-Ambasador i SHBA në Afganistan.

Por, Departamenti i Shtetit e ka mbrojtur planin për tërheqjen e ushtrisë amerikane nga Afganistani. “Ishte vendimi i duhur për t’i dhënë fund luftës 20-vjeçare në Afganistan, luftës më të gjatë në historinë amerikane, dhe për të sjellë trupat tona në shtëpi”.

Ky vendim i ka lejuar SHBA-të të adresojnë më mirë sfidat e politikës së jashtme të së tashmes dhe të së ardhmes, duke përfshirë konfliktet e vazhdueshme në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme”. Departamentit Amerikan i Shtetit.

Dëshmia e tre zyrtarëve të lartë amerikanë është pjesë e një hetimi që drejtohet nga republikani Michael McCaul në lidhje me evakuimin e ushtrisë amerikane nga Afganistani në vitin 2021, ku mbetën të vrarë 13 persona, pjesë e stafit amerikan.

Rruga Press

YouTube player