Arrihet marrëveshja BE – PE për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) dhe Parlamenti Evropian (PE) arritën marrëveshjen për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Arritjen e marrëveshjes e konfirmoi eurodeputeti, Tonino Picula, njëkohësisht kryenegociator në negociatat ndërinstitucionale për miratimin e planit.
Plani i rritjes është paketë financiare kushtuar shteteve të rajonit në vlerë prej gjithsej 6 miliardë euro. 2 miliardë janë në formë të granteve, ndërsa 4 miliardë tjera në formë të kredive të favorshme.
Për miratimin e planit ishte i domosdoshëm akordi i tri institucioneve evropiane: Komisionit Evropian, Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian.
Procesi negociator u zhvillua nën presion kohor sepse Parlamenti Evropian është afër shpërndarjes për shkak të zgjedhjeve evropiane, që do të mbahen në muajin qershor. Pa votën e PE-së plani rrezikonte të shtyhej deri në dimër. Tani në dritë të vendimit ndërinstitucional, hapen rrugët që plani të miratohet në seancën e fundit plenare të PE-së.
Për të përfituar nga plani i rritjes shtete e rajonit, duhet të plotësojnë një numër të konsiderueshme të kritereve ku përfshihen sundimi i ligjit, parimet e demokracisë si dhe reformat institucionale.
Për dallim nga shtete tjera, Kosova dhe Serbia kanë një kriter shtesë, e që ka të bëjë me përparim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.
Rruga Press