KryesoreLajme

Kurti dhe Sveçla në iftar me familjet e heronjve Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku

Kryeministri Albin Kurti, shkruar iftar për familjet e heronjve të Kosovës, Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku.

Ai tha se në këtë mbrëmje të iftarit u përkujtuan policët shembullorë që dhanë jetën e tyre për Republikën.

“Me zonjën Dritë Zymeri, djalin Sokolin dhe vajzat Luljetën e Rinesën, me zonjën Fexhrije Bunjaku dhe Lumnije Bunjaku dhe me djemtë Jetlumin e Fatlumin”.

“Enveri do të festonte sonte ditëlindjen e 45-të. Atë dhe Afrimin i bën të përjetshëm vepra e tyre”.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Mes mallit dhe krenarisë për ta, i kujtojmë e i nderojmë për çfarë dhanë për vendin dhe për atë që lanë pas”.

Kurti theksoi se “jeta e tyre është frymëzim që të vazhdojmë të jetojmë e punojmë sipas parimeve të trashëgimisë së tyre – guxim, përkushtim dhe dashuri për atdheun”.

Në mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës në Jarinjë dhe Bërnjak.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

ROSU, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.

Por, ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi.

Ndërsa, Afrim Bunjaku, ishte vrarë nga grupe të armatosura serbe të cilat qëlluan policinë të dielën e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Rruga Press

YouTube player