Lajme

Haxhiu: Akuzat e opozitës për kapje e ndërhyrje në Këshillin Prokurorial janë boshe dhe nuk kalojnë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se Grupi punues i Komisionit për Legjislacion po mban punëtorinë për trajtimin e projektligjit për Këshillin Prokurorial, i cili së fundi ka kaluar në parim.

Por që sipas Haxhiut, po t’i kishin opozita seriozisht “shqetësimet” e tyre në draftin e Ligjit për Këshillin Prokurorial, siç tha ajo, do të ishin të pranishëm në këtë punëtori.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Po t’i kishin opozita seriozisht “shqetësimet” e tyre në draftin e Ligjit për Këshillin Prokurorial, do të ishin të pranishëm në punëtorinë e organizuar nga Komisioni për Legjislacion. Grupi punues i Komisionit për Legjislacion po mban punëtorinë për trajtimin e projektligjit për Këshillin Prokurorial, i cili së fundi ka kaluar në parim. Një dokument shumë i rëndësishëm që parasheh reformën në KPK. Në këtë punëtori janë të pranishëm përfaqësues nga sistemi i drejtësisë, shoqëria civile dhe partnerët tanë por jo edhe opozita.”, tha ajo.

Madje sipas ministres, akuzat e pabaza në Kuvend të opozitës për kapje e ndërhyrje, janë boshe dhe nuk kalojnë.

“Akuzat e pabaza në Kuvend për kapje e ndërhyrje janë boshe dhe nuk kalojnë! Sigurisht synimet i kanë që ta pengojnë reformën dhe shpresat i mbajnë në Gjykatën Kushtetuese”, tha tutje Haxhiu.

Rruga Press

YouTube player