Bota

Polonia pezullon Traktatin për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë

Polonia ka pezulluar Traktatin për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë (FACE), shkruan il messaggero.it.

Kështu Varshava del nga marrëveshja (në fuqi që nga viti 1990) e cila kufizon madhësinë e forcave ushtarake në Kontinentin e Vjetër.

Traktati shpesh quhet “gur themeli i sigurisë evropiane” dhe vendos kufizime në posedimin e disa kategorive të pajisjeve ushtarake konvencionale si tanke, artileri, automjete të blinduara luftarake, avionë luftarakë dhe helikopterë sulmues.

Lexo më shumë  Magyar: Hungaria do të ekzekutojë urdhër-arrestin ndërkombëtar për Netanyahun

Sipas marrëveshjes, Polonia ka të drejtë të ketë deri në 1 630 tanke, 2 150 mjete luftarake të blinduara, 1 610 njësi artilerie, 460 avionë luftarakë dhe 130 helikopterë sulmues.

Në të vërtetë, Varshava është ende larg arritjes së këtyre kufijve, kështu që pezullimi i traktatit duket më shumë si një akt “demonstrativ”.

Pavarësisht kësaj, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Polonia ka forcuar ndjeshëm ushtrinë e saj dhe ka rritur shpenzimet ushtarake. Qëllimi është të ndërtojë një nga ushtritë më të përgatitura në Evropë.

Lexo më shumë  Ushtarët izraelitë përdorin sulme seksuale për të dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Rruga Press

YouTube player