KryesoreLajme

“Putini do “Serbinë e Madhe”” – Ish-komandanti i NATO-s: Shtoni trupat në Kosovë, Rusia me sytë nga Ballkani!

Fronti ri i luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë, është Ballkani. Është ish-komandanti i lartë I NATO-s në Europë, James George Stavridis, i cili në një opinion për Bloomberg paralajmëron se rajoni ynë është kthyer në një shënjestër atraktive për Putinin i cili synon të devijojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë.

Sipas Stavridis, shefi i Kremlinit i ka sytë tek Serbia, Kosova dhe shteti i ndarë etnikisht i Bosnje dhe Hercegovinës.

“Putini po përpiqet të kapitalizojë këtë histori të papërfunduar. Ai e di se nëse shtetet anëtare të NATO-s rimarrin detyrën e policit në rajonin e trazuar ata do të shpërqendrohen nga fokusi i tyre në mbështetje të Ukrainës.”

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Sipas admiralit në pension të marinës amerikane, Putini po inkurajon Serbinë t’i bëjë presion qëverisë së mbështetur nga NATO të Kosovës. 

Ai po punon gjithashtu për të destabilizuar Bosnje dhe Hercegovinënn përmes presidentit të republikës Serpska, Milorad Dodik .

Ish-komandanti i lartë i NATO, thotë synimi i Dodik është të shkëpusë republikën sërbska nga pjesa tjetër e vendit, dhe ta bashkojë atë me Serbinë. Sipas tij, Putin do të mbështeste me shumë kënaqësi, krijimin e  Serbisë së Madhe.

“Kjo është e njëjta sfidë me të cilën u përballëm një dekadë më parë. Putin përfiton nga nxitja e trazirave diku tjetër në Europë duke u përpjekur të dobësojë besueshmërinë e NATO-s dhe të na shpërqendrojë nga mbështetja e Ukrainës.”

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ish-komandanti i NATO-s, Stavridis i bën thirrje perëndimit të marrë masa duke rritur numrin e trupave në Kosovë, e duke parandaluar trazirat qe putin po përpiqet të shkaktojë.

Në atë që e quan një koordinim efektiv të aleancës, ai sugjeron që shtetet e NATO-s në Ballkan, si p.sh Greqia dhe Italia të fokusohen në këtë rajon, ndërsa anëtarët e Europës lindore dhe vendet nordike të përqendrohen tek Ukraina. Shtetet e mëdha si Franca, Gjermania, Britania dhe SHBA, sipas tij kanë resurse për tu përfshirë në të dyja vatrat.

YouTube player