A po e braktis flota ruse Krimenë?
Flota ruse e Detit të Zi pothuajse e ka braktisur Krimenë, duke lënë vetëm një anije luftarake “humbëse” të aftë për të gjuajtur raketa.
Forcat e Kievit pretendojnë se kanë fundosur një të tretën e anijeve luftarake ruse në pak më shumë se dy vjet luftë, në një goditje të rëndë për aftësinë ushtarake të Moskës.
Ukraina nuk ka një marinë tradicionale – anijet e saj u kapën kryesisht gjatë aneksimit të Krimesë – por flota e saj e anijeve me drone ka bërë kërdi, raporton skynews.
Zëdhënësi i marinës ukrainase, Dmytro Pletenchuk tha për mediat lokale se të gjitha anijet luftarake ruse të afta për të gjuajtur raketa lundrimi janë zhvendosur – “përveç një humbësi që nuk ka gjuajtur ende një raketë të vetme”.
Ndërkohë, një ish-komandant amerikan argumenton se Ukraina po merr kontrollin e Detit të Zi dhe se ka filluar rrethimi i Krimesë.
Ndryshe, Rusia kishte aneksuar gadishullin e Krimesë në vitin 2014.
Rruga Press