KryesoreLajme

Murati: Kushtetuesja e rrëzoi Ligjin për çmimet tavan me argumente të kota

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese duke thënë se e ka rrëzuar ligjin për çmimet tavan me “argumente të kota”. 

Murati në emisionin “Konfront” të KTV-së ka akuzuar opozitën se dërgoi në Kushtetuese ligjin për çmime tavan e po ashtu ligjin për pagën minimale. 

“Ligji për çmimet tavan synonte të vendoste tavan të marzhës së fitimit, jo me punu me humbje biznesi, por të caktonte marzhën e fitimit e të mos fitojnë më tepër se sa duhet në kohë krize. E çoi opozita në Kushtetuese… Ligjin për çmime tavan e rrëzoi Kushtetuesja me argumente totalisht të kota, ndërsa ligjin për pagën minimale ende nuk kemi vendim”, ka thënë Murati. 

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ai ka thënë se “kushdo që ka argumentuar atë vendim të Kushtetueses, nuk ka të bëjë fare me mënyrën se si funksionon ekonomia”. Ai tha se mund të ketë vetëm njohuri bazike për ekonomi ai që ka argumentuar, por jo më tepër. 

“Në argumentimin e vendimit për ligjin e çmimit tavan thuhet se Kushtetuta e vendit tonë është një ekonomi e tregut të lirë apo e lirë e tregut, siç thoshte kryetarja e Kushtetueses. Mund të themi se jemi bërë më të djathtë edhe se SHBA-ja”, ka thënë Murati. 

Ai ka thënë se të gjitha vendet kanë çmime tavan, vetëm Kosova “po del të jetë në ekstremin e djathtë të spektrit ekonomik”. 

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Murati ka thënë se vendimi i Kushtetueses bie në kundërshtim me vendimin për Ligjin e pagave. 

“Kur vjen te ligji i pagave, ku preken vetë ata gjyqtarë, ata hynë dhe ndërhynë në ekonomi. Paga është kompensim, është çmimi që i vendoset punës, kompensim për punën e bërë. Paga rregullohet sipas tregut…Por, Kushtetuesja thotë se paga është pronë, madje thirret në nenin 46 të Kushtetutës që flet për pronë të paluajtshme. Argumentohet se paga s’duhet të ulet se është pronë. Kur ju duhet atyre thirren në nen që nuk ka të bëjë fare me pagën”, ka thënë Murati. 

YouTube player