Lajme

Qielli gri dhe ajri i ndotur/Në landfillin e Mbrostarit depozitohen mbetjet që prej viteve ‘90.

Prej më se tri ditësh zjarri ka përfshirë Fierin dhe qyteti vijon të jetë i mbuluar nga tymi i krijuar nga djegia e mbetjeve në landfill, duke krijuar një emergjencë mjedisore.

Edhe pse koha është e mirë dhe me diell, rrezet e tij bllokohen nga reja e tymit të mbetjeve urbane.

Pavarësisht se nuk ka më flakë, sërish situata në landfillin e Fierit mbete shumë problematike, për shkak të tymit që vijojnë të gjenerojnë mbetjet që u dogjën. 

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Mjete të tonazhit të rëndë po punojnë për mbulimin me dhé të mbetjeve që çlirojnë tym, por sërish ka ende shumë punë për t’u bërë.

Në landfillin e Mbrostarit depozitohen mbetjet që prej fillimeve të viteve ‘90.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *