Lajme

Sela: U fitua beteja për shtetësinë! Mijëra shqiptarë nuk do të trajtohen më si të huaj në këtë vend

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi për ndryshimet në Ligjin Për Shtetësinë me 57 vota “për” dhe 32 vota “kundër”.

Rreth 5000 shqiptarë pritet të përfitojnë shtetësi, pas dekadash të tëra pritjeje.

Ndërkaq, në lidhje me këtë u shpreh edhe lideri i opozitës shqiptare në RMV, Ziadin Sela.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Postimi i plotë i z. Sela:

U fitua beteja për shtetësinë!

Mijëra shqiptarë dhe çdo qytetar që u është cënuar e drejta elementare për jetë dinjitoze, më nuk do të trajtohen si të huaj në këtë vend!

Fitoret e mëdha për ne janë ato fitore që ju sjellin dinjitet dhe mirëqenie atyre që na zgjedhin, qytetarëve tanë, popullit tonë. Bashkërisht, me këtë vendosmëri dhe me punë do të shënojmë dhe suksese të tjera.P

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Përgëzime kolegëve deputetë të grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për çdo mund në këtë fitore.

Urime të gjithëve!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *