Bota

Sulm me dronë 1200 kilometra në thellësi të Rusisë

Për herë të parë, dronët ukrainas qëlluan zonat Tatarstanin në Yelabuga dhe Nizhnekamsk në Rusi, duke goditur disa objekte banimi dhe ndërtesa të larta.

“Index.hr” ka shkruar se autoritetet ruse thanë se s’pati viktima nga sulmi, e as procesi i punës në kompaninë ku ra droni s’u ndërpre.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

“Nuk ka dëme serioze, procesi teknologjik i kompanisë s’është ndërprerë. Fatkeqësisht, në Jelabuga ka ndërtesa që janë dëmtuar si pasojë e sulmit. Po ofrohet ndihma e nevojshme”, ka thënë kreu i rajonit, Rustam Minikhanov.

Ai ka bërë thirrje te qytetarët që të mos bëjnë panik.

Ukraina ka publikuar pamje të momentit të sulmit me dronë.

Rruga Press

YouTube player