Lajme

Votimi pro Raportit të anëtarësimit në KiE, Serbia, Mali i Zi votuan kundër, Greqia abstenoi

Ka kaluar pika e Raportimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës në takimin që sot është mbajtur në Paris të Francës të Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci.

Nga pjesëmarrësit 31 votuan pro, katër kundër dhe një abstenim.

Klankosova.tv mëson se kundër votuan dy përfaqësues të Serbisë, një e Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

Lexo më shumë  Abdullahu: Lufta e Kosovës i takon kujtesës kolektive të Evropës

Kurse, vota e abstenimit ishte nga shteti i Greqisë.

Tash e mbas kjo pikë pritet të kalojë për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili do t’i hapte rrugë më pas vendimit final nga Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  SPAK intensifikon hetimet për Belinda Ballukun, shkresë bankave për pasurinë e saj