Bota

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Operatorët e regjimentit të tretë të SSO-së, njësisë për operacione speciale të ushtrisë ukrainase, ka arritur të kryej me sukses një sulm në rajonin e Zaporizhzhia.

Bëhet fjalë për sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK, që u godit dhe u hodh në erë nga ukrainasit.

Operatorët e HIMARS-it, sistemit të avancuar raketor amerikan që i është dhënë ukrainasve, godet sistemin e mbrojtjes ajrore të ushtrisë ruse të njohur si BUK.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Që nga marrja e HIMARS-it amerikan, ukrainasit kanë arritur të godasin objekte të rëndësishme që i përdorte ushtria ruse.

Madje me të janë goditur edhe dhjetëra ushtarë të Kremlinit, që kishin dalë për t’u stërvitur në një ambient të hapur në Ukrainë.

Në disa pamje të publikuara muaj më parë, ushtarët rusë shihen duke u stërvitur kur befasisht goditen nga një raketa, ku nga shpërthimi i fuqishëm nuk mbetet pothuajse asgjë nga kampi stërvitor i trupave të Vladimir Putinit.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës
YouTube player
YouTube player