KryesoreLajme

Zëvendëskryeministri Bislimi takohet me emisarin francez, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me të deleguarin e Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Bislimi ka thënë se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit.

“Dita e djeshme u dallua me takime dhe diskutime të rëndësishme, duke përfshirë të dërguarin special, Rene Troccaz, të cilën e mirëpritëm në Kosovë. Ne trajtuam një sërë temash, me fokus në zhvillimet e fundit. Kosova dhe Franca ndajnë një lidhje të fortë, ndërsa ne vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet tona”, ka shkruar Bislimi.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Ndryshe, Troccaz është mirëpritur edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka njoftuar se me diplomatin francez ka diskutuar për rrugëtimin e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike.

“Zhvilluam një bisedë të mirë për zhvillimet e fundit dhe hapat përpara, për rrugëtimin e Kosovës drejtë institucioneve euroatlantike, si dhe për përkushtimin tonë të përbashkët drejt forcimit të partneritet të qëndrueshëm në mes të Kosovës dhe Francës”, ka shkruar Osmani.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së
YouTube player