Lajme

Ligji i ri, eksperti i Mjedisit: Rama po zhduk zonat e mbrojtura, do tjetërsohen resurset natyrore

Kuvendi miratoi pak kohë më parë një ligj mbi zonat e mbrojtura, i cili më pas u dekretua nga Presidenti Bajram Begaj, ndërsa drafti pati kontestime të forta jo vetëm nga opozita dhe ekspertët e mjedisit në Shqipëri, por edhe nga BE dhe organizmat ndërkombëtare, përfshi edhe UNESCO.

Ligji i ri i hap rrugën ndërtimeve në zonat e mbrojtura, bizneseve përfituese dhe shkatërrimit të mjedisit.

Lexo më shumë  Al Jazeera: Kryeministri i Shqipërisë thotë se samiti i NATO-s i vitit 2027 nuk do të mbahet në Tiranë - Kritika për shpenzimet e ulëta në mbrojtje, teksa Rama përballet me protesta prej disa muajsh

Eksperti i mjedisit Joni Vorpsi shprehet se në dëgjesat e zhvilluara me ekspertë është folur për një draft, i cili nuk reflektonte përfundimtarin, në të cilin është transformuar edhe pjesa e investimeve strategjike.

Vorpsi shprehet se ky ligj zhduk përfundimisht Zonat e Mbrojtura, resurset natyrore, pasi nuk ka qëllim ruajtjen dhe menaxhimin efektiv të zonave të mbrojtura, por tjetërsimin e tyre.

Lexo më shumë  U arrestua gjatë protestave studentore kundër Ramës, lirohet nga masa e arrestit në shtëpi Klevin Metaj! Apeli i ndryshon masën e sigurisë

Eksperti i mjedisit Joni Vorpsi ngre shqetësimin se miratimi i këtij ligji do të ndikojë negativisht në integrimin në Bashkimin Evropian.

Rruga Press

YouTube player