Bota

Ukrainasit përdorin minat për të ‘pastruar’ istikamet e mbushura me ushtarë rusë – pamje nga fushëbeteja

Trupat ukrainase nga Brigada e 81-të, janë filmuar duke përdorur minat për të “pastruar” istikamet brenda të cilave janë futur ushtarët rus në zonën malore Serenryanky.

E për t’i aktivizuar ato, ukrainasit po u vendosin nga një flakadan dhe më pas i fusin nëpër gropa që çojnë drejt istikameve ruse.

Lexo më shumë  OKB-ja i kujton Izraelit detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar pas spërkatjes me “herbicid” në tokat bujqësore libaneze

Ushtarët ukrainas shihen duke vrapuar drejt një zone më të sigurt, në momentin që e hedhin ndonjë minë të tillë në istikame.

Zona malore Serebryansky është një rajon ku forcat e Vladimir Putinit kanë tentuar këto ditë të avancojnë.

Kurse në video shihen edhe pjesëtarët e kompanive Scuta dhe Batalioni Azov.

Serebryansky gjendet mes dy qyteteve Severeodonetsk dhe Lysychansk, që janë pushtuar nga rusët – e aty pranë gjenden qytetet tjera Slovyansk dhe Kramatorsk që janë nën kontrollin e ukrainasve. 

Lexo më shumë  EPSTEIN “FUNDOS” BITCOININ? Kriptomonedha humb rreth 44% të vlerës nga kulmi në tetor

Rruga Press

YouTube player