Rusia sulmon Kievin për herë të parë në 44 ditë, 13 të plagosur
Kryeqyteti i Ukrainës është sulmuar nga Rusia për herë të parë në 44 ditë të enjten, derisa banorët e Kievit u zgjuan nga zhurma e shpërthimeve.
Shërbimi Emergjent i Ukrainës ka thënë se 13 persona janë plagosur, përfshirë një fëmijë, dhe se dhjetëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, raportoi AP.
Raportohet se rreth 30 raketa lundrimi dhe balistike janë lëshuar në drejtim të kryeqytetit, ka deklaruar Serhi Papko, kreu i Administratës së qytetit.
Ndërkaq në distriktin Shevchenkivskyi në perëndim të Kievit, një banesë në një ndërtesë shumëkatëshe dhe një veturë janë djegur, si rezultat i sulmeve ruse, ka bërë të ditur kreu i Kievit, Vitali Klitschko.
Sulmi në Kiev ka ardhur pas sulmeve të vazhdueshme ukrainase në qytetin rus të Belgorodit, shumë afër kufirit me Ukrainën.
Rruga Press