Lajme

KPM-ja urdhëron operatorin Art Motion t’i ndërpresë transmetimet e kanaleve Arena të Telekom Serbisë

Në mbledhjen sotme të Komisionit të Pavarur për Media, pikë e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi i letrës së Premier Ligës dërguar Komisionit Parlamentar të Kuvendit të Kosovës.

Në mes  debateve të ashpra në mes anëtareve të KPM-së dhe të udhëheqësve të zyrës ligjore të këtij institucioni me propozimin e kryetarit të KPM-së, Jeton Mehmeti KPM urdhëroi  operatorin Art Motion t’i ndërpresë transmetimin e kanaleve sportive të Arena sport të Telekom Serbisë, deri në respektim të plotë të rregulloreve të KPM-së.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Votimi u bë në mënyrë unanime nga pesë anëtarët e bordit të KPM-së.

Gjithashtu, KPM ka obliguar zyrën ekzekutive të këtij institucioni që të fillojë hetimet administrative EX-officio ndaj të gjithë operatorëve që transmetojnë Ligat e huaja në Kosovë, standartet e njëjta pastaj të aplikohen edhe ndaj operatoreve të tjerë për të pare apo shpërndajnë apo transmetojnë ndeshje në territorin e Kosovës pa autorizim të Premier Ligës.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player