Ukrainasit sulmojnë me dronë kamikaz bazën ajrore Engels në Rusi
Në Engels të Rusisë janë dëgjuar shpërthimet të fuqishme në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku autoritetet lokale pretendojnë se kanë rrëzuar disa dronë, e këtë e ka konfirmuar edhe vetë guvernatori rajonal Roman Busargin përmes një postimi në Telegram.
E burime brenda inteligjencës ukrainase kanë konfirmuar për Kyiv Post dhe ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me inteligjencës ushtarake kanë kryer një sulm me dronë kamikaz në bazën ajrore në Engels të Rusisë.
Several explosions were registered last night in Engels, a city in Saratov Oblast of Russia, known for hosting Russian bomber planes at its aerodrome.
— WarTranslated (Dmitri) (@wartranslated) March 20, 2024
On the right-hand side, the banner says "V – Russian Presidential Election". pic.twitter.com/kctAmai2rg
“Punë e planifikuar nga HUR-i”, tha burimi duke mos dhënë detaje lidhur me këtë operacion special të ukrainasve në territorin e Rusisë.
E kanali SHOT në Telegram, raporton se kanë ndodhur dy deri në katër shpërthime të fuqishme, ku si pasojë janë dridhur kornizat e dritareve të apartamenteve.
Banorët e atjeshëm gjithashtu kanë bërë të ditur se janë dëgjuar sirenat që paralajmërojnë për sulme ajrore.
Pavarësisht sa rusët u munduan ta mbajnë të “heshtur” sulmin e ukrainasve në bazën ajrore të ushtrisë ruse në Engels, banorët e atjeshëm thonë se ka patur të paktën një goditje direkte me dron dhe se janë dërguar shumë kamionë zjarrfikës për ta lokalizuar zjarrin në bazë.
Rruga Press