KryesoreLajme

Kazanë, platforma dhe makina plehrash të përdorura, ECO Tirana tenderon miliona euro për gjëra pa vlerë!

Bashkia e Tiranës shpenzon dhjetëra miliona euro në vit për të pastruar territorin, atë në qytet dhe Njësitë Administrative. Pa llogaritur koston e Inçeneratorit, janë bërë një mori tenderësh për zona qendrore, lindore, jugore apo edhe veriore. Një grusht kompanish kanë fituar këto procedura, ndërkohë që këto kontrata mbivendosen edhe me “ECO Tirana”, një kompani me kapital gjysëm shtetëror, ku Bashkia e Tiranës ka 51 % të aksioneve dhe italianët 49 %.

Gjithmonë ka pasur dyshime për këtë bashkëpunim, duke njohur edhe precedentët përtej Adriatikut, ku mafia ka futur gjithmonë “duart” te tenderët e pastrimit. Por, sa para shpenzon kjo kompani? Nga një vëzhgim i BoldNews.al rezulton se kjo kompani tenderon çdo vit dhjetëra miliona euro, duke blerë makineri dhe pajisje për pastrimin e Tiranës. Por, nga vëzhgimi rezulton se shumica e makinerive, kazanëve apo pajisjeve janë të vjetra. Pra, një kompani që pastron plehra, po blen “plehrat” e vendeve të tjera, për ti instaluar në Tiranë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Redaksia e BoldNews.al bëri një vëzhgim në Agjencinë e Prokurimit Publik për tenderët e shpallur dhe ata që ka në planifikim ECO Tirana. Për një kohë të shkurtër, janë hapur dhjetra procedura. E nisim nga procedura “blerje mjete për inerte”, me një fond limit 18 milionë lekë të rinj. Procedura e radhës është “blerje platformë e përdorur për mbledhjen e inerteve” me një fond 12 milionë lekë të rinj. Pra, pajisje të përdorura! Ndërkohë procedura e radhës me vlerë 12.8 milionë është pajisje për ujë të ftohtë “në automjetin e përdorur Euro 5”.

Tenderi i radhës është “blerje mjet transport kazanësh” me një fond 36 milionë lekë të rrinj. Kërkohen të “blihen kazanë të përdorur 1700 lt”. Po përse kazanë të përdorur? Nga do të vinë këto plehra për të mbajtur plehra? Fondi për këto kazanë të përdorur është 30 milionë lekë. Me një fond 32 milionë lekë do të blihen koshë të rinj 25 litër, ndërkohë gjysëm miliona euro do të spenzohen për blerje kompaktues me dy akse.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Qindra milionë lekë janë shpenzuar edhe për autokarro me vinç merimange, ku do të shpenzohen 68.220.448 lekë. Ndërkohë, 250 milionë lekë, ose 2.5 milionë euro, do të kushtojë edhe karburanti i këtyre mjeteve. Shpenzime marramëndëse, vetëm për ECO Tirana pa llogaritur dhjetëra miliona që marrin firmat e pastrimit.

Pak kohë më parë, BoldNews.al publikoi një shkrim, pasi kishte dyshime se italianët po i përdorin këto aksione për të përfituar miliona euro, duke menaxhuar një kompani që mbiu nga hiçi në Shqipëri, por ish-drejtuesit dhe drejtuesit italianë janë hetuar, proceduar dhe arrestuar në Itali dhe Spanjë për pjesëmarrje në grupe kriminale dhe klane mafioze. /Boldnews.al/

Rruga Press

YouTube player