Lajme

Forumi ndërkombëtar për Gratë, Presidentja Osmani: Shihemi së shpejti! (Video)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se më 15 dhe 16 prill, Prishtina do të jetë nikoqire e përfaqësuesve nga rajoni dhe bota në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, përcjell Kosova Post.

Ndërsa kujton datën e forumit , presidentja nër të tjera shprehet se edicioni i dytë fokus do të ketë parandalimi  i dhunës dhe garantimi i sigurisë për gratë e vajzat.

Lexo më shumë  Murati: Gjithsej 3.6 miliardë euro do të jenë në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve, e sektorëve të tjerë strategjikë

“Me mbi 100 panelistë në dhjetëra panele diskutimi me temën “Ridefinimi i Sigurisë”, edicioni i dytë do të fokusohet në parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe garantimin e sigurisë për gratë dhe vajzat gjersa përballen me sfidat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike”.

“Shihemi së shpejti”, u shpreh presidentja Osmani.

Rruga Press

YouTube player