Bota

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike gjatë vizitës së Blinkenit në Seul

Koreja e Veriut ka lëshuar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në det të hënën për herë të parë pas dy muajve gjatë kohës kur Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka vizituar Seulin në një konferencë të organizuar nga presidenti Yoon Suk Yeol mbi avancimin e demokracisë, raportoi të hënën Reuters.

Lexo më shumë  Ukrainasit godasin rafinerinë më të madhe të naftës në Volgograd

Ushtria e Koresë së Jugut ka thënë se disa raketa me rreze të shkurtër kanë fluturuar rreth 300 km nga Pheniani në bregun lindor.

Lëshimi i këtyre raketave është cilësuar si provokim i qartë dhe si mesazh për Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë.

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë ka njoftuar se tre raketa janë lëshuar me lartësi maksimale prej 50 km.

Lexo më shumë  Gjenerali norvegjez: Rusia mund të kryejë një pushtim tjetër për të mbrojtur pasurinë bërthamore

Ushtria e Koresë së Veriut ka kryer stërvitje duke përdorur armë konvencionale javët e fundit, shpesh të mbikëqyrura personalisht nga udhëheqësi i shtetit të izoluar, Kim Jong Un.

YouTube player