KryesoreLajme

Balaj: Dikujt po i pengon ngritja e Telekomit

Lamih Balaj nga Sindikata e Punëtorëve të Telekomit ka thënë se dikujt po i pengon “ngritja dhe investimet më të mëdha ndonjëherë” që po ndodhin në këtë ndërmarrje dhe për këtë arsye, siç thotë ai, kompania po sulmohet nga secila anë.

Telekomit i janë bllokuar llogaritë që nga 29 shkurti pas vendimit të Gjykatës Komerciale lidhur me borxhin 5.7 milionësh ndaj ZMobile.

Këtë vendim të Komerciales, Balaj po e quan arbitrar.

“Për neve si Sindikatë është vendim goxha arbitrar. Gjendja e punëtorëve nuk është e mirë sepse kompania publike qe disa herë po sulmohet. Tashmë në këtë fazë, në fazën e investimeve më të mëdha ndonjëherë, po goditet Telekomi nga të gjitha anët, sidomos nga gjykatat e gjyqtarët e papërgjegjshëm. Dikujt nuk po i konvenon që Telekomi me ec përpara, ngritja e Telekomit. Ka gjyqtarë të cilat janë të korruptuar. Heshtja e Prokurorisë në vazhdimësi tregon diçka”, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Balaj ka thënë se një pjesë të pagave për muajin e kaluar i kanë marrë, por ka shprehur drojë për muajt në vazhdim në rast se llogaritë nuk zhbllokohen. Ka shtuar se mund të ketë kaos social.

“Nga viti 2017, jemi lodhur si punëtorë. Herë pa paga, herë ka gjysmë paga, është e rëndë për secilin nga ne që punon aty. Vullneti i punëtorëve ka qenë me qu kompaninë përpara. Nuk jemi të shqetësuar për pagat, por për plaçkitjen e vazhdueshme që i është bërë Telekomit. Do të ketë kaos social nëse mbesim pa paga. Janë 1.700 punëtorë të Telekomit dhe 1000 punëtorë të Postës. 2500 familje do të mbesnin pa paga”, ka deklaruar Balaj.

Ai ka thënë se meqë Telekomi është ankuar, janë duke pritur vendimin e Gjykatës përpara se të marrin vendim për ndonjë protestë.

Balaj ka thënë se rikonstrukturimi brenda Telekomit është në fazën e fundit. Është shprehur optimist se me rikonstrukturim, Telekomi do të vazhdojë me ngritje.

Telekomi është ankuar javë më parë për vendimin e Komerciales me të cilën u janë bllokuar llogaritë, duke e cilësuar të jashtëligjshëm e kriminal. Kryeshefja e Telekomit, Burbuqe Hana, e pati akuzuar gjyqtarin e rastit se është i përfshirë në skemë kriminale.

Aktvendimi i Komerciales e obligon Telekomin t’ia paguajë “Dardafonit” 5.7 milionë euro, dhe kjo pas mbi 40 milionë sa ia ka paguar më parë po kësaj kompanie

Gjykata Komerciale ishte ankuar më parë se po sulmohet puna e gjyqtarëve lidhur me këtë rast.

YouTube player