Lajme

Ishin në shfrytëzim nga AAK, Ministria e Bujqësisë rikthen objektin me mbi 600 metra në Prishtinë

Objekti i cili ishte në shfrytëzim nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prej 600 metra, sot i është rikthyer Ministrisë së Bujqësisë.

Kështu ka njoftuar ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili edhe ka thënë që së shpejti fillojnë me procesin e renovimit.

“I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit; Ministrisë së Bujqësisë! Sot vizitova hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku kemi rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit. Së shpejti do të fillojmë me procesin e renovimit”, thotë ai.

Lexo më shumë  Kompanitë e naftës në Shqipëri kërkojnë 12 mln euro dëmshpërblim nga qeveria për llogaritje të gabuar të çmimit

Tutje, ministri ka shkruar se “mbetet optimist se instancat e sistemit të drejtësisë do të marrin një vendim meritor që objekti i Ministrisë dhe hapësirat për rreth saj të jenë në shfrytëzim dhe shërbim për titullarin dhe njëherit të mundësohet zbatimi i vendimit tim si Ministër i marrë me datë 22.08.2023”.

Ministria e Bujqësisë edhe para disa ditësh ka kthyer në pronësi disa prona.

Lexo më shumë  Rreth 68 milionë euro të zotuara për Kosovën nga Zvicra, Kurti falënderon ambasadorin Sprecher

Rruga Press

YouTube player