Lajme

16 vite nga tragjedia e Gërdecit, 26 persona humbën jetën

Sot 16 vjet më parë ndodhi tragjedia e Gërdecit, ku mbetën të vdekur 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën pas shpërthimit që tronditi fshatin në periferi të Tiranës.

Qindra shtëpi u dëmtuan nga shpërthimi tronditës. Ky shpërthim erdhi nga punishtja e demotimit të armëve ku gjykata dënoi me 18 vjet burgim  ish-përgjegjësin e fabrikës së armëve dhe ish-drejtorin e MEICO, Ylli Pinari.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

28 të pandehurit e dërguar në gjykatë sot janë liruar nga burgu, ndërsa Struktura e Posaçme Anti Korrupsion vijon hetimet.

Në seancat gjyqësore në GJKKO kanë dëshmuar trashëgimtarë të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia, por po ashtu kanë dëshmuar edhe ish-zyrtarë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ushtarakë të cilët përcaktuan Gërdecin si vendin e demontimit dhe llojin e municionitnë atë kohë.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Ngjarja rrëmbeu të gjitha televizionet vendore, por edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja.

Rruga Press

YouTube player