OKB-ja ngriti alarmin për urinë në Gaza, anija e ndihmës ende nuk është larguar nga Qipro
Një anije me ndihma humanitare për Gazën ka mbetur ende e ankoruar në Qipro, një ditë u pretndua se do të fillonte udhëtimin e saj.
Një organizatë bamirëse që drejtonte misionin tha për BBC-së se ishte një situatë që po përparon shpejt, por teksa theksoi shpresën se anija, “Open Arms”, do të lundronte së shpejti.
OKB-ja ka paralajmëruar se uria në Gaza është pothuajse e pashmangshme dhe fëmijët po vdesin nga uria, duke treguar sërsih nevojën e menjëhershme për ndohma humanitare.
Agjencitë e ndihmës dhe politikanët perëndimorë shprehen se mënyra më e mirë për të marrë sasinë e ndihmës së nevojshme në Gaza është nga toka.
Javën e kaluar, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Lord Cameron tha se Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe BE-ja po vazhdonin t’i kërkonin Izraelit të lejojë më shumë kamionë në Gaza si mënyra më e shpejtë për të marrë ndihmë për ata që kanë nevojë për të.
Ai tha gjithashtu se Izraeli duhet të hapë portin e tij të kontejnerëve në Ashdod, në veri të Gazës, për të marrë dërgesa ndihme nga Qiproja derisa korridori detar të funksionojë.
Izraeli mohon të pengojë hyrjen e ndihmave ose shpërndarjen e saj brenda Gazës dhe fajëson agjencitë e OKB-së në terren për dështimin për të marrë ndihmën që u lejohet njerëzve që kanë nevojë për të.
“Open Arms” është anija e parë që do të lundrojë nga Qipro në Gaza sipas një plani korridori detar të shpallur nga BE, SHBA dhe MB. Anija e shpëtimit, ende e ankoruar në qytetin port qipriot të Larnakës, i përket organizatës bamirëse spanjolle me të njëjtin emër.
Rruga Press